Londër –Talibanët kanë marrë në kontroll Afganistanin dhe forcat britanike dhe të NATO-s nuk do të kthehen për të luftuar kundër kryengritësve, tha të hënën Ministri britanik i Mbrojtjes.

“Unë e pranoj se talibanët kanë kontrollin e vendit,” tha Sekretari i Mbrojtjes Ben Ëallace për Sky Neës. “Dua të them, nuk duhet të jesh politolog për të kuptuar se ku jemi këtu.”
I pyetur nëse Britania dhe NATO do të ktheheshin në Afganistan, Ëallace tha: “Kjo nuk është në planet që të kthehemi”
Ëallace tha se ana ushtarake e aeroportit të Kabulit ishte e sigurt dhe se Britania po bënte gjithçka për të evakuuar qytetarët britanikë dhe afganët që kishin lidhje me Britaninë.
“Synimi ynë është … rreth 1200 deri në 1500 dalje në ditë në kapacitetin e avionëve tanë, dhe ne do ta mbajmë atë linjë,” tha ai.
