Jetë/stil

Blake Lively feston ditëlindjen me fustanin e stilistes nga Prishtina

Aktorja e famshme, Blake Lively për ditëlindjen e saj ka vendosur të veshë fustanin e disejnatores kosovare, Teuta Matoshi.

Fustani me ngjyre të gjelbërt të hapur, i rri shume bukur aktores, që numëron shumë suksese në kinematografinë botërore.

Aktorja e filmave të famshëm si “Age of Adelaine” dhe “A Simple Favour” ka nisur festën dy ditë më herët, pasi ditëlindja e saj është ne 25 gusht. Këtë vit ajo mbush 34 vjet, shkruan Daily Mail.

Në disa postime të shpërndara në InstaStory, Blake shihet e veshur me fustanin e kreatores Matoshi.

foto galeri

Pamja e saj është kompletuar me këpucë nga Christian Louboutin dhe diamante nga Lorraine Schëartz. Stilistja Teuta Matoshi Duriqi e ka ripostuar videon e këngëtares në Instagramin e saj.
“O zot jam një dashuri”, ka shkruar Matoshi Duriqi në mbishkrimin e videos. Teuta është e njohur për bashkëpunimet e saj me yjet ndërkombëtare.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top