Një ngjarje e rëndë ende në hetim ka ndodhur në Sarandë.

Një shtetas 51 vjeçar raportohet se është transportuar i plagosur në spital, i goditur me sende të forta në kokë.
I plagosuri është identifikuar si Pëllumb Sejdi
Ky i fundit ka marre ndihmën e parë dhe ndodhet në spitalin e qytetit jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një grindje për motive banale para biznesit të 51-vjecarit, një servisi në vendin e quajtur Qafë-Gjashtë.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
