Rasti i divorcit i cili qëndroi për një kohë të gjatë në rendin e ditës për shumë media botërore është mbyllur.

Bill dhe Melinda Gates janë zyrtarisht të divorcuar, pasi 27 vitesh martese.
Sipas TMZ çifti i cili ndau muaj më parë vendimin e divorcit me publikun janë divorcuar përfundimisht me vendim të gjykatës.
Edhe pse nuk ka një deklaratë zyrtare se si çifti e ka ndarë pasurinë prej 130 miliardë dollarë që kanë, sipas shtypit amerikan ata kanë nënshkruar një marrëveshje.
Sipas TMZ, Bill dhe Melinda vendosën të ndajnë pasurinë në mënyrë të barabartë.
Brenda fushës së marrëveshjes, raportohet gjithashtu se Melinda do të vazhdojë të përdorë mbiemrin Gates dhe se të dy do të vazhdojnë të punojnë në Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, të cilin ata e themeluan së bashku.


