Bota

Biden viziton marinsat që u plagosën gjatë sulmit në Aeroportin e Kabulit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden, vizituan trupat e plagosura amerikane në Qendrën Mjekësore Kombëtare Ushtarake “Walter Reed” të enjten në mbrëmje.

15 marinsa u plagosën në një bombë vetëvrasëse të 26 gushtit në aeroportin e Kabulit. Sulmi ndodhi ndërsa qeveria amerikane po organizonte evakuimin e amerikanëve, afganëve dhe aleatëve para se lufta prej gati dy dekadash në Afganistan të përfundonte zyrtarisht më 31 gusht, shkruan AP.

Njëmbëdhjetë marinsa u vranë. Biden udhëtoi në Bazën e Forcave Ajrore Dover në Delaware të dielën për të dëshmuar kthimin e trupave të tyre në tokën amerikane në një “transferim dinjitoz” solemn.

Një nga marinsat e plagosur ishte në gjendje kritike, tre ishin në gjendje të rëndë dhe 11 në gjendje të qëndrueshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top