Jetë/stil

Beyonce, gruaja e parë në botë që mban diamantin më të shtrenjtë

Beyonce mbetet padyshim një nga emrat më të suksesshme sa i  përket botës muzikore dhe jo vetëm kaq.

Së fundmi, ajo ka habitur publikun pasi është bërë ‘pronarja’ e një prej diamanteve më me vlerë në botë me 128.54 karat.

Ajo dhe bashkëshorti i ti, Jay-Z u bënë pjesë e fushatës së “Taffany & Co “Për dashurinë”.

Ky diamant si fillim u zbulua  Afrikën e Jugut në 1877.

Që atëherë ai është mbajtur nga Mary Whitehouse, gruaja e diplomatit amerikan Edëin Sheldon Whitehouse, ikona e Hollivudit Audrey Hepburn dhe këngëtarja Lady Gaga.

Beyonce publikoi  disa foto në Instagram ku shfaqej mbreslënëse me vënien e këtij diamanti në qafë.

“Beyoncé dhe Jay-Z janë mishërimi i historisë së dashurisë moderne. Si një markë që gjithmonë i qëndron dashurisë, forcës dhe vetë-shprehjes, ne nuk mund të mos mendonim për një çift më ikonik që përfaqëson më mirë vlerat e Tiffany. Ne jemi të nderuar që kemi Carters si pjesë e familjes Tiffany”, tha Alexandre Arnault, nënkryetar ekzekutiv i produktit dhe komunikimit.

Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top