Jetë/stil

Beyoncé dhe Jay-Z festojnë për dashurinë në fushatën e re publicitare të Tiffany & Co

Quhet ‘About Love’ fushata e re publicitare e Tiffany & Co. Projekti flet qartë për dashurinë, si bukuria e një ndjenje që zgjat në kohë dhe që di të evoluojë dhe të përballet me vështirësitë që dalin gjatë jetës. Protagonistët e fotove janë Beyoncé dhe Jay-Z.

Askush më shumë se çifti nuk mund të mishërojë imazhin e një historie bashkëkohore. Të njohur si Carters (Carter është mbiemri i tij) Beyonce dhe Jay-Z u martuan në 2008, një lidhje me shumë ulje e ngritje.
Një partneritet si privat edhe biznesi, të dy ata ndërtuan një perandori. Pavarësisht të gjithave, martesës së tyre i është dashur të kapërcejë shumë kriza.

Në albumin Lemonade, të dalë në 2016, Mbretëresha B la të kuptohet se ajo ishte tradhtuar nga burri i saj, duke vënë në dyshim “Becky me flokët e bukur”. Edhe pse janë përmendur emra të ndryshëm, asnjëherë nuk dihej me siguri se kush ishte kjo Becky. Në një intervistë disa kohë më parë, reperi gjithashtu pranoi se i duhej të përballej me sfida shumë të dhimbshme, të cilat çuan në pabesi. Tani e gjithë kjo duket se i përket së kaluarës. Në imazhet për Tiffany & Co të dy duken më të bashkuar se kurrë.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Të realizuara nga fotografi Mason Poole, imazhet janë më joshëset se asnjëherë, Beyoncé luan piano, Jay-Z e përkëdhel. Ylli i pop-it në foto shfaqet e veshur me një fustan të gjatë të zi të Balmain, me doreza trasparente.
Themeluesja e Ivy Park mbante flokët e saj të stiluara në një mënyrë shumë elegante, me disa fije flokësh që i ‘binin’ mbi fytyrën e saj, teksa shikonte drejt kamerës stoike me duart në belin e saj.

Pas imazhit të saj qëndron Equals Pi, një pikturë magjepsëse e vitit 1982 nga Jean-Michel Basquiat, e cila vulos lidhjen e shtëpisë luksoze me qytetin e Nju Jorkut. Ajo që tërheq gjithashtu vëmendjen ishte varësja prej diamanti në qafën e këngëtares. Me 128.54 karatët e tij, Tiffany Diamond është një prej gurëve më legjendarë në histori. I zbuluar në 1877 në Afrikën e Jugut, ai është mbajtur vetëm nga tre femra përpara Beyonce, nga Mrs. E. Sheldon Whitehouse, Audrey Hepburn e Lady Gaga në Academy Awards në 2019. Tani ky gur ndriçon dashurinë e Carters, në këtë projekt që është edhe bamirës. 2 milion dollarë do t’i dhurohen për bursa studimi Historically Black Colleges and Universities. Të dashuruar, të qeshur, të famshëm por me një zemër të madhe.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top