Kronikë

Bënin gara shpejtësie në autostradë, ndëshkohen dy shoferë nga Kosova në Vlorë

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjithë territorin për parandalimin e aksidenteve.

Autoritetet bëjnë me dije se dy qytetarë nga Kosova të cilët nuk kanë ndaluar gjatë kontrollit me radar, janë bllokuar nga policia në hyrje të Vlorës, pasi po lëviznin me shpejtësi 225 km/h.

Shoferët janë njoftuar nga policia për të ndaluar por kanë vijuar më shpejtësi drejt Vlorës. Ndërkohë pas aktivizimit të shërbimeve të Policisë Rrugore në Vlorë dhe forcave të Posaçme Shqiponja është bërë i mundur ndalimi i tyre në hyrje të këtij qyteti.

Të dy drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me masë administrative, konkretisht: Drejtuesi i mjetit tip “Lamborghini” I. B., 40 vjeç, banues në Zvicër, është ndëshkuar me masë administrative 168.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”, “Qarkullon pa targë”, “Nuk ndalon pas dhënies së shenjës së ndalimit me tabelë” dhe drejtuesi i mjetit tip “BMW” 36-vjeçari M. N., banues në Kosovë, është ndëshkuar me masë administrative 120.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top