Jetë/stil

Beniada Nishani i jep lajmin e papritur mamasë së saj: Po pres binjakë me një burrë të martuar

Beniada Nishani i ka bërë një skeç shumë funny të ëmës, Lindës.

Ajo e ka telefonuar atë teksa ishte e ftuar në “E diell” dhe i ka thënë se është shtatzënë.

Modelja e vijoi lojën e saj duke u shprehur se pret binjakë me një person të martuar që jeton në Gjermani.

“Po pres binjakë. Kam njohur një djalë sa dola nga Big Brother VIP dhe nuk e di si ka mundësi. Kam ngelur shtatzënë. Unë dua t’i mbaj. Më gjej dy emra, një çun dhe një gocë. Është i martuar me dy fëmijë. Por, është i bukur. Nuk e dija se ishte i martuar. Ka edhe shumë lekë. Është i huaj, nga Gjermania. Ervin Kurti na ka njohur”- i tha Beniada nënës.

Mirëpo, gjithë vëmendjen e mori reagimi i nënës së saj e cila e mori me shumë qetësi.

Ajo arritit të menaxhonte situatën mjaft mirë duke thënë se nuk ka asnjë problem por donte të dinte se kush ishte ‘partneri’ i vajzës.

Megjithatë, nga zëri u duk se ky lajm i papritur e kapi shumë të papërgatitur.

“Jo. Jo. Nuk jam mërzitur. Por, kush është? Nuk e di për emrat e fëmijëve se i mendojmë më vonë, por kush është ai njeriu. E kam mendjen…nuk e kam problem unë por…”-iu përgjigj ajo.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top