Showbiz

Beniada flet për Donaldin: ‘Kishte një lidhje jashtë, mund të isha futur pa problem në mes’

Dy nga ish-banorët më të lidhur në shtëpinë e “Big Brother VIP” ishin Beniada Nishani dhe Donald Veshaj.

Ata krijuan një lidhje të ngushtë me njëri-tjetrin aq sa u përfol që mes tyre kishte lindur edhe një pëlqim.

Mirëpo, duket se kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi ka qenë vetë modelja, e cila ka hedhur poshtë zërat.

E ftuar në “E diell”, Beniada tregoi se e ka parë Donaldin gjithmonë si vëllanë e saj të vogël.

“Po të më kishte pëlqyer Donaldi unë nuk do kisha pasur asnjë problem për ta treguar. Unë nuk e njihja fare atë nga jashtë, por në qoftë se do e kisha pëlqyer do t’ia kisha thënë se unë nuk e kam atë frikën. Unë kam folur gjithmonë mirë për Donaldin se kisha një simpati në anën njerëzore, e shikoja si vëllain tim të vogël. Unë nuk e njihja as personin që ai kishte një lidhje jashtë, unë mund të isha futur pa problem në mes por nuk kisha një ndjenjë për të”, deklaroi modelja.

Kujtojmë që Donaldi ditët e fundit është përfolur për një rikthim me Beatrixin, me të cilën nisi një lidhje dashurie brenda shtëpisë së famshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top