Showbiz

Bella Hadid fotografohet krah partnerit të saj të ri

Pas ndarjes nga The Weknd, Bella Hadid ka nisur një romancë të re dashurie me drejtorin e artit, Marc Kalman.

Dyshja janë fotografuar gjatë kësaj jave në Milano, në “Javën e Modës” ku dukeshin mjaft bukur në shoqërinë e njëri tjetrit.

Hadid ishte zgjedhur si një nga modelet kryesore për fushatën “Fendi’ dhe dukej spektakore me veshjen e saj.

Bella kishte veshur një palë pantallona në ngjyrë të zezë, një shalla të verdhë si dhe një xhaketë lëkure.

Çifti u fotografua nga paparcët teksa ecnin në rrugët e qytetit dhe Bella ndihej shumë komode në shoqërinë e Marc.

Romanca e tyre ka nisur që më herët dhe sipas një burimi për “Daily Mail’ ata kanë jetuar së bashku gjatë kohës së karantinës për Covid-19 dhe nuk e kanë bërë publike në mediat rozë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Më të lexuarat

To Top