Kronikë

Baste sportive e lojëra fati, konstatohen 4 subjekte në Elbasan, procedohen 6 persona

ELBASAN

Katër subjekte dhe 6 persona janë konstatuar duke vendosur lojëra fati e baste sportive në Elbasan.

Kryesisht ata përdornin celularë për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm. Më të shumtit përdornin ambientet e bar-kafeve për këtë aktivitet.

Gjithsesi për gjithë personat e konstatuar tashmë materialet kanë shkuar në Prokurorinë e Elbasanit për  “Organizimin e lotarive të palejuara” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Konstatohen katër subjekte që ishin përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit, procedohen penalisht 6 shtetas që ushtronin këtë veprimtari nëpërmjet celularit.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasit:

Sh. P., 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe interneti për bastet sportive;

  1. C., 49 vjeç, banues në Elbasan dhe S. B., 26 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e bar-kafes në pronësi të shtetasit R. C., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe interneti për bastet sportive;
  1. Q., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e bar-kafes në pronësi të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe interneti për bastet sportive;
  1. P., 17 vjeç dhe K. B., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e bar-kafes në pronësi të shtetasit K. B., shtetasit K. P. iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe internet për bastet sportive.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top