Showbiz

Barbra Streisand: Unë kam kënduar gjithmonë atë që kam dashur!

Ka kaluar pak mesdita dhe Barbra Streisand po e merr lehtë-lehtë. “Sapo piva kafen dhe lëngun me boronica e tani jam akoma në shtrat, por po flas me ju,” thotë ajo, në telefon nga shtëpia e saj në Malibu.

Ajo është bashkuar në buduar me “të dashurën e saj të vogël të çmuar” Violet, një qenushe me gëzof të bardhë ndërkohë që një asistente lëviz në sfond, duke i sjellë fletë muzike. “A e solli Jim Henson, Kermit-in me vete në studion e regjistrimit?” pyet Streisand në një moment. Përgjigja, për fat të keq, është një “jo”.

Një legjendë e showbiznesit dhe një regjisore fituese e çmimeve, Streisand padyshim që e di efektin që do të krijojë mizaskena e saj. Por nëse ajo është e prirur t’i theksojë kredencialet e saj prej diveje, të paktën ajo i ka fituar ato.

Në moshën 79 -vjeçare, ajo mban dy çmime Oscar, 10 çmime Grammy, nëntë çmime Golden Globes, pesë çmime Emmy, një çmim Tony të veçantë dhe 42 pllaka platini. Më shumë se kaq, ajo ripërcaktoi se çfarë do të thotë të jesh një super yll.

Dëgjoni zërin e saj si këndon. Aftësia e Streisand për të formësuar një frazë në mënyrë që të duket sikur ajo po i thotë tekstet – sikur ato po i shfaqen për herë të parë – krijoi një intimitet dhe freski që ka formuar breza interpretuesish.

Më e rëndësishmja, ajo ndryshoi kuptimin e të qenit një artiste femër. Kur Streisand filloi në vitet 1960, asaj i thuhej vazhdimisht se ishte shumë e shëmtuar për të qenë një yll. Përkundër të gjitha këshillave, ajo nuk pranoi të bënte një operacion në hundë dhe pavarësisht të gjithave u bë një zonjë lidere.

Pas kthesës së saj si fituese në Funny Girl, ajo ndihmoi në krijimin e First Artists – një kompani prodhimi që u mundësoi yjeve të bënin filma jashtë sistemit të studios. Atje, ajo prodhoi një nga hitet e saj më të mëdha, versionin e vitit 1976 të “A star is born”, sepse i pëlqente që karakteri i saj “zotëronte shpirtin feminist”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top