Showbiz

Balotelli në ‘luftë’ me nënën e Lion: Duhet t’i ndalojmë femrat të bëjnë fëmijë vetëm për para

Mario Ballotelli dhe ish e dashura, nëna e djalit të tij Lion janë në një luftë të hapur në rrjetet sociale mes tyre.

Ka qenë futbollisti i pari që ka postuar një mesazh në Story ku shkruhej: ‘Ligji duhet t’i ndalojë femrat të kenë fëmijë kundër vullnetit të burrave, vetëm për të marrë para prej tyre, kjo është diabolike, e trishtueshme dhe imorale’, shkruan Ballotteli. Replika ka ardhur menjëherë nga ish e fejuara e futbollistit. ‘Nuk ka respekt për nënat. E vetmja gjë që bën është të gënjejë gjithmonë’.

Mario Balotelli, 30 vjeç, ka dy fëmijë, Pian, 9 vjeç, e lindur nga lidhja me Raffaella Fico dhe Lion, që ka lindur në shtator të 2017 nga e fejuara me origjinë zvicerane, Clelia. Shpërthimi në rrjetet sociale i futbollistit të Breshas ka qenë shumë i menduar: Familja lind nga dashuria dhe jo nga ajo që të intereson. Nëse ti je beqare, zbavitesh dhe nuk e mban dot veten, nuk mund të përdorësh persona të tretë si bankomat, gjej një punë përpara se të kesh fëmijë. Edhe nëse ligji nganjëherë nuk është i drejtë, Zoti është… dhe dënimi në fund do të jetë hyjnor’.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Nuk ka përmendur emra futbollisti, por replika e Clelia ka qenë e menjëhershme: Unë jam viktimë fizikisht dhe mendërisht… Nuk ndalet asnjëherë ka shkruar duke i bërë Tag Mario Ballotellit, për të mos lënë asnjë dyshim për ndjekësit e saj. Historia mes të dyve mbaroi shumë shpejt dhe dashuria i ka lënë vendin zemërimit. Edhe me Raffaella Fico tensionet ishin të shumta. Baloteli kishte kërkuar Adn e vajzës Pia dhe vetëm mbas dy vitesh e njohu atë si vajzën e tij. Tani me modele napolitane raportet janë të qeta dhe ndoshta edhe me nënën e Lion gjërat mund të qetësohen shpejt, për të mirën e djalit të tyre.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top