Kronikë

“Babë e bijë organizuan vrasjen e Kudret Saliajt”, prokuroria dërgon për gjykim Mexhit Picarin dhe Dhurata Saliajn. Ja kush ka kërkuar kujdestarinë e 3 fëmijëve

Prokuroria ka dërguar për gjykim Mexhit Picarin dhe vajzën e tij, Dhuarta Saliaj pasi akuzohen për vrasjen e Kudret Saliajt.

Ngjarja ndodhi vrau më 4 qershor të vitit të kaluar në një lokal afër gjykatës së Tiranës.

Mexhit Picari pretendon se e ka kryer i vetëm vrasjen, por sipas prokurorisë këto pretendime nuk qëndrojnë. Rezulton se Dhurata Saliaj ka bashkëpunuar ngushtë me babain për të ekzekutuar burrin e saj. Burimet bëjnë me dije se babë e bijë kanë qenë bashkë para krimit, dhe e pritën viktimën deri sa të vinte në lokal, ndërsa armën e krimit e ka pasur Dhurata Saliaj në çantën e saj, të cilën ia dha babait (prokuroria i ka faktuar edhe përmes pamjeve filmike).

Një tjetër çështje që pritet të shqyrtohet sot është dhe ajo që lidhet me kujdestarinë e 3 fëmijëve që kishte çifti. Mësohet se vëllai i Kudret Saliajt kërkon që të marrë kujdestarinë e tyre, ndërkohë që fëmijët jetojnë me gjyshen e tyre nga babai. Familja e Dhurata Saliajt nuk ka kërkuar dhe paraqitur asnjë kërkesë për të pasur kujdestarinë e fëmijëve.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top