Sociale

Babai i sëmurë bën të lumtur vajzën – Dua të të bëj të lumtur

Posted on


Nje histori shumë e vecantë u transmetua këtë të shtunë tek emisioni Dua të të bëj te lumtur nga Arbana Osmani në Top Channel.
Historia e një familje, e cila jetonte në një fshat larg qytetit të Burrelit, ku vështirësitë ekonomike, shëndetesore dhe jo vetëm, ishin ulur këmbëkryq në këtë familje.

Gazetari i mirënjohur sportiv Dëfrim Methasani, i cili njihet gjithmonë për gjestet e tij humane, tregoi rastin e një familje në nevojë, nga një fshat i qyteti të Burrelit. Kushtet në të cilat banonte familja ishin me të vertete tejet kritike, vajza e vogël nuk merrte dot mësimet pasi shkolla gjendej shumë larg vendbanimit, shtëpia për të mos mjaftuar fakti që të gjithë jetonin në një dhomë, por kishte pësuar dhe carje nga tërmeti që tronditi gjithë Shqiperinë. Kryefamiljari vuante nga një sëmundje e rrallë, e cila duhej patjetër të kurohej për një kohë të gjatë, pasi ishte një sëmundje gjaku shumë e rrallë. Gazetari tregon se i tronditur nga gjithë kjo histori, kontaktoj një mikun e tij, i cili është Klajdi Hoxha president i firmes Luminesen, firma prodhuese e produktit të  dobë simit AcaiOne me bazë në Barcelonë
Klajdi mori përsiper levizjen e familjes në qytetin e Burrelit, rregullimin e shtepisë me të gjitha kushtet e nevojshme, si dhe pagimin e qerasë për disa vite.
Falë donacionit të tij, familja tashmë jeton në qytetin e Burrelit, ku vajza do të vazhdojë shkollën në qytet, do të futet në një kurs të gjuhës Angleze për 2 vjet, kryefamiljari gjithashtu do të marri të gjitha shërbimet spitalore në qytetin e Burrelit.

Historine mund ta ndiqni KETU

Click to comment

Më të lexuarat

Exit mobile version