Aeroporti i Rinasit ishte parashikuar të riniste punën ditën e sotme pas pezullimit prej 24 orësh të gjithë aktivitetit ajror në vend për shkak të ndërprerjes së punës nga kontrollorët e Albcontrol.

Fluturimi drejt Begamos është anuluar për sot dhe pa afat, ndërsa shumë qytetarë të panjoftuar kanë mbërritur në Rinas në pritje të udhëtimit të tyre drejt destinacioneve.
Ndërkohë Eurocontrol, që merret me kontrollimin ajror në Europë, ka nxjerrë me shenjë të kuqe hapësirën ajrore në Shqipëri, duke nënkuptuar se mbi vendin tonë nuk ka asnjë fluturim.
