Policia e Fierit ka gjetur 11 kg kanabis në shtëpinë e një 64-vjeçari nga fshati Peshtan-Bregas i Fierit, me iniciale R.H.

Policia zhvilloi operacionin “Bregasi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 64-vjeçarit, në magazinën në oborrin e tij, e gjeti lëndën narkotike.
Dosja e tij i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
