Kronikë

Arrestohet 59 vjeçari në Gjirokastër, pasi duke djegur mbeturinat aktivizoi një vatër zjarri

Një 59 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës ku akuzohet se duke djegur disa mbeturina ka aktivizuar një vatër zjarri.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale shtetasin Y. D., 59 vjeç, pasi ky shtetas duke djegur disa mbetje plastike në afërsi të pronës së tij në fshatin Valare, është aktivizuar një vatër zjarri dhe si rezultat është djegur një sipërfaqe toke me vreshtari.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori për veprën penale ” Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”  për shtetasin Y. D., 59 vjeç, pasi ky shtetas duke djegur disa mbetje plastike në afërsi të pronës së tij në fshatin Valare, është aktivizuar një vatër zjarri dhe si rezultat është djegur një sipërfaqe toke me vreshtari”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top