Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një grup shpërndarësisht droge, tre nga e njejta familje, të gjithë nga Divjaka.

Të arrestuarit janë Ligor Mihali 63 vjeç, Julian Mihali 37 vjeç, Ermal Mihali 35 vjeç nga fshati Mërtish dhe Edi Dhori, 40 vjeç nga Divjaka.
Operacioni policor u koduar “Mërtishi”, sipas fshatit ku jetonin tre nga anëtarët e grupit.
Në kuadrin e tij u arrestuan një sasi kanabisi, 800.00 lekë të rinj dhe furgoni me të cilin shpërndanin lëndën narkotike.
Të gjitha akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
