Showbiz

Arrestohen hajdutët e qenve të Lady Gagës, ja sa persona bien në pranga

Pesë persona janë arrestuar dhe paditur për përfshirjen e tyre në rrrëmbimin e qenve të Lady Gagës në shkurt dhe plagosjen e kujdestarit të qenve,Rayn Fischer.

Ky i fundit që është dhe miku i ngushtë i këngëtares u plagos rëndë në një grindje të dhunshme që rezultoi në rrëmbimin e dy prej bulldogëve të çmuar francez, Koji dhe Gustav.

Hetuesit nuk besojnë se të arrestuarit kanë shënjestruar Fischer, pasi provat e mbledhura treguan se ata donin vetëm të rrëmbënin qentë e këngëtares pasi ishin të vetëdijshëm për vlerën e madhe të kafshëve.

Mes të arrestuarve është edhe gruaja që “gjeti” qentë , pasi ylli ofroi një shpërblim prej 500 mijë dollarësh. 

Pasi kafshët u kthyen, hetuesit zbuluan lidhjet midis gruas dhe babait të njërit prej bashkëpunëtorëve të tjerë.

Tre prej tyre, të moshës midis 18 dhe 27 vjeç, përfunduan në pranga për vrasje në tentativë.

 Dy të tjerët, midis moshës 40 dhe 50 vjeç, u akuzuan për bashkëpunim në të njëjtën krim.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top