Kronikë

Arrestimi i Llanajt/ ‘Robi’ i shpëtoi atentatit në ‘Transballkanike’ në 2017, ishte me Begajn në makinë

Dy nga tre të arrestuarit në Selenicë të Vlorës për kultivim të lëndëve narkotike, Ferdinand Llanaj dhe Dritan Begaj kanë qënë shenjestër e nje atentati në Lungomare të Vlorës në tetor të 2017.

Llanaj në muajin Tetor 2017, i shpëtoi atentatit në rrugën “Transballkanike”, ku ishte duke udhëtuar nën shoqërinë e Dritan Begës dhe djalit të tij të vogël.

Në këtë ngjarje Begaj mbeti i plagosur.

Ferdinand Llanaj është një emër jo pak i njohur për policinë kriminale.

Familja e tij në Selenicë është përfshirë në një sagë hakmarje, me fisin Xhaferaj në Selenicë.

Ferdinand Llanaj është vëllai i Aleksandër Llanaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarjen e masakrës së “Çoles”, ku në 7 prill 2015 humbën jetën 3 persona Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj.

Përveç Llanaj dhe Begaj, në operacionin policor  të koduar “Otima” i zhvilluar në Selenicë të Vlorës u arrestua dhe Ergi Cura, 21 vjeç, banues në Librazhd.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar 600 bime kanabis sativa  në ambientet e banesës së Llanaj dhe në ambientet përreth një objekti po në pronësi të këtij shtetasi, në vendin e quajtur “Përroi i Otimës”, Selenicë” njoftoi policia.

Po kështu u gjet dhe një sasi tjetër kanabisi në formë boçesh.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto ambiente, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis, 4 automjete, dy prej tyre të blinduara, 6 aparate celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top