Showbiz

Arjola Demiri ka dy fjalë për të githë ata që u treguan racistë ndaj partnerit të Adriana Matoshit

Ditën e djeshme, aktorja e njohur për publikun, Arjola Demiri  publikoi disa foto në natyrë ku dukej nën shoqërinë e deputetes Adriana Matoshit dhe të dashurit të saj, Keith Groeneveld.

Këto fotografi u bënë shkak që ndjekësit të shpërthejnë në rrjete sociale për të treguar racizmin ndaj ngjyrës së lëkurës së futbollistit.

Arjola i është përgjigjur të gjithëve sot me anë të një postimi në Instagram.

Artistja ka ndarë me ndjekësit një foto të çiftit, Adrianës dhe Keith, dhe krahas saj ka shkruar: “Vëllau dhe shoku im që e dua shumë, Keith Groeneveld. Adriana Matoshi, deri në vdekje kundra gjithë botës dhe mullinjve të erës për lumturinë tënde dhe të të gjithë njerëzve që dua.”

Ndërsa të një tjetër postim i radhës ajo shkroi” Jam në një fazë të jetës që nuk i veshi ma shpirtit filtra me i pëlqy kërrkujt. Që s’kam nevojë me i tregu kërrkujt sa vlej, se morali asht personal dhe jo për masën. Se dashnia as shitet, as blihet.

“3 gjana në jetë nuk mund të ndyhen: dashnia, ajri, drita.Të tjerat i kanë ndyh me kohë, Zoti pastë mëshirë për shpirtin dhe gojën e gjithsecilit”,ka shtuar ajo.

Image
Image
Image
Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top