Anxhela mbrëmjen e djeshme ka shkëlqyer me paraqitjen e saj në tapetin e kaltër të Eurovision.

Anxhela gjitashtu ka bërë të ditur se nga sondazhet e realizuara nga mediat e huaja, veshja e saj është shpallur fituese.
“Faleminderit nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj dhe që më keni votuar si të veshurën më bukur në tapetin e kaltër të Eurovision. Ja dolëm”, shkruan Anxhela.
Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenën e Eurovisionit me 20 Maj, ku do të interpretojë hitin “Karma”.

