Sociale

Anticikloni afrikan influencon mot të qëndrueshëm në Shqipëri dhe temperatura të larta

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga Anticikloni Afriakn i cili po ifluencon mot të qëndrueshëm në vendin tonë në me temperatura të larta. 

E Martë, 25 Maj 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe rërë Saharaiane në Jug të vendit në mëngjes, gjatë ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.   

Temperaturat:

Zona malore       12/30°C

Zona e ulët         12/33°C

Zona bregdetare  14/28 °C

Kosova, e Martë, dt 25 Maj 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me reshje të izoluara . Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 12 °C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 27 gradë Celcius.

E Mërkurë, 26 Maj 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.   

Temperaturat:

Zona malore       11/27°C

Zona e ulët         14/30°C

Zona bregdetare  16/28 °C

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top