Para disa ditësh, Angelina Jolie hapi iu bashkua Instagramit ku është shprehur se hapja e kësaj llogarie është për të ndarë historitë e atyre që i kanë humbur mundësitë për t’u shprehur lirshëm.

“Është një letër që më është dërguar nga një vajzë adoleshente në Afganistan. Tani për tani, njerëzit e Afganistanit po humbasin aftësinë e tyre për të komunikuar në mediat sociale dhe për t’u shprehur lirshëm. Kështu që në i jam bashkuar Instagram-it për të ndarë historitë e tyre dhe zërat e atyre në të gjithë globin që po luftojnë për të drejtat e tyre themelore të njeriut”, shkoi Jolie ndër të tjera.
Me ‘aktivizimin’ e këtij rrjeti social, Jolie theu të gjitha rekordet për arritjen e 1 milion ndjekësve në kohën më të shkurtër.
Angelina iu bashkua Instagram-it ditën e premte dhe në më pak se 1 orë arriti 1.7 milion ndjekës. Ndërsa në 24 orë ajo arriti 5 milionë ndjekës në profilin e saj.
Jolie arriti të thyente edhe rekordin e Jennifer Aniston, e cila arriti 1 milion ndjekës për 5 orë e 16 minuta pasi hapi një llogari në Instagram në tetor të 2019-s.

https://www.instagram.com/p/CSzXXUHLzXt/?utm_source=ig_web_
