Personazhe

Ami rrëfen si u bë pjesë e ‘Portokallisë’: Kam pasur presion, unë vija nga…

Amarda Toska, ose siç njihet ndryshe me emrin Ami, ka treguar për herë të parë historinë se si u bë pjesë e emisionit humoristik “Portokalli”.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit” në “Top Channel”, Ami është shprehur se nuk e kishte menduar asnjëherë që do t’i jepej mundësia për të qenë prezantuese.

Image

Në momentin që ajo ka arritur në audicionin final, Amarda tha se ka pasur edhe një lloj presioni, pasi sipas saj, ajo vinte nga shkolla e baletit, pa eksperienca.

Image

“Gati gati e pabesueshme. Kur mu propozua dhe kur kam shkuar për audicion, realisht nuk e mendoja. Ishte një gjë që m’u tha edhe nuk e besoja që do më jepej mundësia që ta bëja. Edhe kam shkuar disi pa emocione sepse e dija që nuk do ishte gjëja ime në fund të fundit. Pastaj kur më thirrën për herë të dytë, ka diçka që do më çoj më tej. Mirëpo nuk e besoja deri në momentin kur ishte audicioni final. Aty kam pasur edhe një lloj presioni. Ishte emër i madh, peshë e madhe të mbaje atë pozicion. Unë vija nga baleti, kisha eksperienca sporadike, fare të pa shpërfillshme për të mbajtur emrin e Portokallisë”, u shpreh Ami.

Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top