Uncategorized

Aleksandër Gjoka ndihet keq në skenë, dërgohet me urgjencë në spital

I ftuar në Berat,në natën e dytë të Festës së Miqësisë,këngëtari Aleksandër Gjoka është ndjerë keq në skenë. 

Ai ka qënë duke kënduar dhe në një moment është ka pasur probleme me tensionin dhe është ndjerë keq. 

Menjëherë në Pedonalen, ku edhe ishte improvizuar skena e kësaj feste ka mbërritur ambulanca dhe e ka dërguar këngëtarin Gjoka në spital. 

Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se, këngëtari Aleksandër Gjoka ka pasur tension të lartë dhe pasi ka marrë mjekim gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar. 

Aleksandër Gjoka ka qënë i ftuar për të kënduar mbrëmjen e djeshme në Pedonalen e Beratit,së bashku mr Redon Makashin dhe Elton Dedën.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top