Kosove

Albin Kurti informon parlamentin për ecurinë e Dialogut me Serbinë

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës mbahet sot (e premte) në orën 11:00, njofton zyra për informim e Kuvendit.

Mes tjerash në këtë seancë do të ketë diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë, thirrur nga kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti., njofton RTK.

Bashkimi Evropian njoftoi të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, do të mbahet më 15 qershor në Bruksel.

Kurse, Kuvendi pritet të mblidhet sërish të hënën e javës së ardhshme, më 14 qershor për të mbajtur debat parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Seanca mbahet me këto pika të rendit:

1.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.  Pyetjet parlamentare,

3.  Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4.  Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë,

5.  Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

6.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

7.  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,

8.  Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 (të hënën më 14.06.2021).

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top