Kiara Tito u rikthye disa javë më parë ekran me një emision të ri. Programi titullohet “Style Star” dhe i dedikohet modës.

Kiara ka është akuzuar se ka kopjuar veshjen për puntatën e radhës nga një person. Moderatorja shihet se ka veshur në xhaketë të bardhë me geta të së njëjtës ngjyrë dhe ndjekësit kanë menduar se veshjen e ka kopjuar nga një vajzë.
Pas këtyre akuzave Kiara i ka sqaruar me një mesazh të gjithë.
“Të dashur fansa të vajzës që po më akuzoni për kopje të veshjes. Veshja e puntatës që do jepet nesër është kopjuar nga stilisti Mugler koleksioni pranverë-verë 2020 dhe ka dy javë që është xhiruar. Ju përqafoj”, ka shkruar Kiara në një postim.

Ndërkohë disa javë më parë moderatorja mori një koment jo shumë të këndshëm nga një ndjekës i emisionit.
“Ndjesë por po të del situata jashtë kontrollit dhe dukesh si arrogante. Nuk e zoton siç duhet.”
Por Kiara e kaloi me shumë sportivitet këtë situatë dhe i ktheu ndjekëses përgjigjen që askush se priste.
“Ndjesë për çfarë? Secili është i lirë të shprehë mendimin e vet. Ju falenderoj, por duhet të kuptoni që ka një kohë televizive dhe secili duhet të respektojë kohën e vet, edhe debati e ka një kufi. Ndaj më duhet t’i ndërpres shpeshherë, edhe pse jo me dëshirë”- sqaroi Kiara me qetësi.

