Jetë/stil

Aktori i njohur turk përfundon në spital me 12 qepje në kokë

Aktori i njohur turk ka përfunduar në spital.

Aktori i njohur turk, Kubilay Aka që ka luajtur rolin e Xhelasun në serialin Çukur, i ka rënë të fikët në shtëpi dhe ka dëmtuar kokën.

Ndihmën e parë ai e ka marrë nga aktori Aras Bulut Iynemli, njëkohësisht fqinj i tij.

Sipas mediave turke, Kubilay ka humbur ndjenjat në shtëpi dhe ka goditur kokën në dritare.

Gjakderdhja nuk ka ndaluar derisa aktori ka shkuar në spital ku i kanë bërë 12 qepje në kokë. Skaneri i kokës nuk ka treguar asnjë anomali në trupin e aktorit.

Tani doktorët i kanë bërë disa analiza dhe janë në pritje të përgjigjeve. Ata dyshojnë se Aka ka një problem me sheqernat në trup.

Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top