Hollivudi ka humbur një nga emrat legjendar, aktorin dhe regjisorin e njohur Robert Downey Sr, i cili është babai i aktorit Robert Downey Jr.

Robert Downey Sr ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare në shtëpinë e tij në New York.
Ishte djali i tij Robert Downey Jr, 56 vjeç i cili dha lajmin e hidhur.
Robert Downey Sr prezantoi djalin e tij, Robert Downey Jr me artet krijuese që nga koha kur ishte fëmi.
Vetëm 5 vjeç, Downey Jr bëri debutimin e tij në aktrim në filmin e babait të tij në vitin 1970 “Pound” së bashku me motrën e tij Allyson, e cila ishte 7 vjeç në atë kohë.
Ai vazhdoi të shfaqej në filmat e babait të tij, duke përfshirë “Greaser’s Palace”, “Too Much Sun” dhe “Hugo Pool”, ndërsa karriera e tij në ekran përparonte.
Projekti përfundimtar i Downey Sr. ishte një dokumentar në 2005 Rittenhouse Square, rreth një parku të vogël të Filadelfias.
Down Sr. ishte i martuar me aktoren e ndjerë Elsie Ford nëna e Downey Jr deri në vitin 1978 kur ata i dhanë fund martesës së tyre.
Më pas aktori u martua me Laura Ernst në 1991 e cila ndërroi jetë në 1994.

