Personazhe

Aktori i njohur ndërron jetë në moshën 91 vjeçare

Aktori i njohur Ed Asner, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare. Aktori, vdiq ‘në mënyrë paqësore’, të dielën në mëngjes, thanë familjarët e tij.

Asner u bë mjaft i njohur kur luajti personazhin Lou Grant për herë të parë shefi i Mary Richards në “The Mary Tyler Moore Show”, në vitet 1970.

Grant më pas u bë personazh në një shfaqje më vete nga viti 1977 deri në 1982.

Ky rol ndihmoi Asner të fitonte shtatë çmime Emmy përgjatë karrierës së tij.

Gjatë karrierës së tij të aktrimit, Asner ishte një mbështetës i hapur i një sërë fushatash humanitare dhe politike, përfshirë dhe të drejtat e kafshëve.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top