Showbiz

Aktori i ‘Game of Thrones’ trondit me deklaratën e tij: Kisha probleme të shëndetit mendor pas përfundimit të serialit

Aktori Kit Harington, Jon Snow i patrembur i serialit epik të HBO-së ‘Game of Thornes’ që përfundoi në 2019 është shprehur për Hollywood Reporter se ai kishte pasur kriza nervore në lidhje me përfundimin e serialit.

Aktori 34 vjeçar tha se i është dashur të pushonte një vit nga xhirimet dhe vuri në duke se natyra e dhunshme, intesive dhe emocionale e serialit i ka dhënë atij nja avari në realitet.

“Kam pasur probleme me shëndetim mendor gjatë realizimit të serialit. Dhe për të qënë i sinqertë edhe gjatë fundit të tij. Unë mendoj se ato ishin të lidhura me natyrën e serialit dhe atë që kam bërë prej vitesh’ është shprehur Harington.

Në maj 2019, që përkon me përfundimin e serisë, Harington në fakt u shtrua në spital në një qendër të shëndetit mendor. 

Shumë stres, abuzim me alkoolin dhe çështje personale për t’u zgjidhur për yllin e padiskutueshëm të “Game of Thrones”, i cili duket se nuk i ka rezistuar peshës së suksesit të madh të sagës dhe kështu i është nënshtruar një periudhe rehabilitimi psikologjik.

Shkëputja nga aktrimi sigurisht që e ka ndihmuar atë të jetë më i vëmendshëm ndaj roleve që duhet të pranojë, siç dëshmohet nga paraqitja e tij në sezonin e dytë të “Dashuria Moderne”. 

Një zhanër krejt tjetër nga “Game of Thrones”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top