Jetë/stil

Aktoja e njohur shpjegon arsyen pse ka hequr dorë nga ‘bota e aktrimit’

Cameron Diaz padyshim që ishte një nga aktoret më të dashura për publikun, derisa në vitin 2014 ajo mori kritika të shumta për rolin e saj në një filmm.

Kështu, që nga ajo periudhë aktorja vendosi të të tërhiqej nga industria e filmit dhe vetëm njoftoi se po largohej, pa thënë asnjë arsye pse po tërhiqej.

Ndërsa disa kohë më vonë, ajo vendosi që t’i japë të gjithë publikut një shpjegim se përse vendsori që të tërhiqej nga bota e aktrimit.

“Kur bëni diçka në një nivel të lartë për një kohë të gjatë dhe jepni më të mirën tuaj, atëherë vazhdimisht pritet që të jeni në një nivel të lartë. Kisha përshtypjen se isha përmbushur plotësisht në të katërdhjetat, se dhashë gjithçka”, ka shpjeguar Diaz.

Cameron shtoi se ritmi i tillë i jetës nuk i jepte kohë për familjen dhe rutinën që e kishte dëshiruar, prandaj donte të merrte kontrollin e jetës së saj.

Ky vendim ishte i duhuri për të dhe ajo shpejt u takua me Benji Madden, me të cilin u martua në vitin 2015 dhe katër vjet më vonë u bënë prindër të vajzës Radix. Cameron thotë se duke krijuar një familje, ajo përmbushi të gjitha dëshirat e saj.

“Kjo më plotëson më shumë se çdo gjë tjetër që kam arritur në jetën time. Unë nuk kam më atë që duhet për të bërë një film të suksesshëm, e gjithë energjia ime është e përqendruar në familje dhe kjo është gjëja më e mirë në botë”, ka theksuar Diaz.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top