Kronikë

Aksioni për lirimin e plazheve zhvendoset në Pishë Poro dhe Darzezë, procedohet pronari i një biznesi

Aksioni i policisë ‘Bregdeti ynë’ për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, ka vijuar edhe në zonën Pishë Poro dhe Darzezë.

Nga njoftimi i bluve mësohet se është proceduar penalisht administratori i një subjekti, banues në Fier, të cilit i janë konstatuar shezlongë dhe çadra pa leje.

“Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u procedua penalisht shtetasi:

  1. H., 51 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Pishë Poros, Darzezë, u konstatua se ky shtetas kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente. U sekuestruan 33 çadra dhe 66 shezlongë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top