Një fëmijë 6-vjeçar është plagosur rëndë nga një furgon në Shëngjin, paraditen e kësaj së mërkure.

Fëmija është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës ndërkohë që Policia ka nisur hetimin për ngjarjen.
Aksidenti ndodhi në qëndër të qytetit të Shëngjinit, kur fëmija iu shkëput familjarëve të tij dhe nxitoi të kalonte rrugën, por u përplas nga furgoni.
Policia e Lezhës njoftoi se aksidenti ndodhi sot “rreth orës 8.45 në Shëngjin. Një furgon me drejtues shtetasin Sh.P ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç, që për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.P, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”
