Në autostradën Elbasan – Tiranë, pikërisht në vendin ku po kryhen punime mirëmbajtjeje të rrugës në Ibë, ka ndodhur një aksident ku janë dëmtuar disa automjeteve, një Opel, një Toyota dhe një Volksëagen.

Automjeti i parë është dëmtuar më shumë siç duket edhe në foto, ndërsa Toyota u transportua nga vendi i aksidentit me anë të një karroatreci.
Ndërkohë policia ka arritur në vendgjarje për të lehtësuar levizjen e mjeteve si dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.
Aktualisht, përveç dëmeve materiale nuk njoftohet për lëndime në njerëz.


