Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Milot-Morinë.

Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ndodhu në Milot ku mjeti me drejtues shtetasin Saimir Buna, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me mjetin me drejtues shtetasin Rams Shpati.
Për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë të dy drejtuesit dhe shtetasi Gëzim Klodi, i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin Saimir Buna.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
