Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjës. Një mjet tip “Ford” ka përplasur një grua që po kalonte rrugën.

Mësohet se e plagosura është Ganimete Musaku, rreth 58 vjeçe, e cila ishte pastruese pranë zyrave të shërbimit të OSHEE. Ajo ka qenë duke kaluar rrugën nga ana e zyrës ku punonte në krahun tjetër , por kjo lëvizje nuk është vënë re nga drejtuesi i mjetit, i cili e ka goditur. 58-vjeçarja është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit Igli Rama.
