Kronikë

Aksident në Durrës, makina përplaset me trafikndarësen, plagosen dy të rinj

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës. Sipas raportimeve, 20-vjeçarja R.K., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë është plagosur shoferja dhe pasagjeri në mjet me inicialet L.K. Burime bëjnë me dije se të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Sakaq, gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 19:30, në lagjen Nr.13 Durrës, shtetasja R.K, 20 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e  automjetit dhe për pasojë automjeti  ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. K., të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top