Një aksident ka ndodhur në Bulqizë, ku ka dalë makina nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesja.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në aksin nacional Qare e Buallit Pishat, pjesë e rrugës së Arbrit në vendin e quajtur Vajkal. Një makine tip Audi ka dalë nga rruga dhe është përplasur në murin e një banese pranë rrugës.
Shpesh herë në këtë aks rrugor ka patur aksidente deri me pasojë vdekjen e njerëzve, por jo vetëm edhe të dëmtimit të bagëtive, pasi ky segment rrugor është pranë qendrave të banuara.Policia ka mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
