Princeshë Diana gjithmonë është vendosur në qendër të vëmendjes mediatike, jo vetëm për jetën e saj brenda Pallatit Mbretëror, por edhe për jetën e saj personale dhe lidhjen e fshehtë të dashurisë.

Së fundmi, thuhet se në vitin 1995 princeshë Diana dhe John F. Kenedy Jr. u takuan fshehurazi në një hotel në New York.
Ata kanë kaluar 1 orë e gjysmë së bashku, pasi ia dolën të hynin në hotel duke i shpëtuar syrit të paparacëve.
Revista e njohur “People” shkruan s qëllimi i vetëm i J.F.K., ishte që Diana të pozonte për kopertinën e revistës së tij politike, “George”.
Diana u shpreh e gatshme që të dëgjonte kërkesën e tij, por për ta bërë këtë duhet të uleshin të flisnin.
Duhej një plan i detajuar për një takim në një suitë në hotelin “Carlyle” në Upper East Side.
Ata hynë nga dera e përparme dhe takimi zgjati një orë e gjysmë, por nuk pati rezultat.
Lady D në fakt nuk pozoi asnjëherë për revistën George.

