
Presidenti Volodymyr Zelensky ka festuar sot datëlindjen e tij të 45-të. Dhe një nga të parët që e uroi ishte gruaja e tij Olena Zelenska.
Zonja e Parë i ka kushtuar një postim bashkëshortit të saj dhe ka postuar një foto me të.
“Më pyesin shpesh se si ke ndryshuar këtë vit. Dhe unë gjithmonë them: “Ai nuk ka ndryshuar. Ai është i njëjti. I njëjti djalë që takova kur ishim shtatëmbëdhjetë. Por diçka ka ndryshuar: buzëqesh shumë më pak tani. Për shembull, si në këtë foto… Të uroj më shumë arsye për të buzëqeshur. Dhe ti e di se çfarë duhet. Të gjithë e dimë”, ka shkruar ajo.
Olena dhe Volodymyr kanë qenë së bashku për më shumë se 19 vjet së bashku
“Ti ke mjaft kokëfortësi. Gjëja kryesore është të qëndrosh mjaftueshëm i shëndetshëm. Kështu që qëndro i shëndetshëm, të lutem! Unë dua të buzëqesh gjithmonë së bashku me ty. Ma jep këtë mundësi!“, ka shkruar Zonja e Parë.
