Bota

A po bëhet gati Rusia për të pushtuar Ukrainën?

Tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë janë rritur ndjeshëm pas situatës së krijuar në kufirin me Ukrainën. Por a po bëhet gati Rusia për të nisur një luftë me Ukrainën?

BBC

Burime të shumta kanë raportuar lëvizje të mëdha ushtarake drejt kufirit lindor të Ukrainës dhe në Krime, e cila u aneksua nga forcat ruse në mars të vitit 2014.

Shumë prej këtyre raportimeve janë shfaqur në Twitter, siç është një analizë nga agjencia e inteligjencës Jane për vendosjen e raketave me rreze të shkurtër Iskander.

Kremlini nuk ka dhënë detaje rreth njësive të përfshira. Zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov tha se lëvizja e trupave në territorin rus është një çështje e brendshme, e cila nuk duhet të shqetësojë askënd.

Disa prej trupave, përfshirë njësitë në Krime, kanë qenë në një stërvitje. Por zoti Peskov gjithashtu akuzoi Ukrainën se po organizon provokime.

Burime të inteligjencës ukrainase i thanë BBC se forcat shtesë përbëhen nga 16 batalione me grupe taktike, të cilat shkojnë deri në 40 mijë ushtarë. Në total, sipas presidencës ukrainase, Rusia tani ka rreth 40 mijë trupa në kufirin lindor dhe rreth 40 mijë në Krime.

Por a është kjo një forcë pushtuese? Mund të jetë, por analistët thonë se një pushtim i madh ka pak gjasa të ndodhë. Infiltrimi do të ishte metoda më e provuar dhe më e besueshme e Rusisë.

Forcat speciale ruse pa shenja- të mbiquajtur ‘burrat e vegjël jeshilë’- morën kontrollin e Krimesë në vitin 2014.

Ukraina, NATO dhe qeveritë perëndimorë thonë se Rusia gjithashtu ka njësi të rregullta dhe armë të rënda në Ukrainën Lindore të kontrolluar nga separatistët. Kremlini e mohon këtë dhe e quan çdo trupë ruse atje ‘vullnetarë’

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top