Lajme

80 plumba drejt automjetit të tij, motra e 43 vjeçarit shqiptar prek me postimin e saj

Luljeta Idrizi, motra e biznesmenit shqiptar që u vra dy netë më paër në Shkup të Maqedonisë ka përlotur rrjetin me statusin e saj.

Ajo shprehet se ndien dhimbje të madhe pas humbjes së personit që e kishte pikë të dobët.

“Ndjej dhimbje te madhe humba personin qe e kisha pik te dobet qe e kishte aromen e babit tim Zoti na takoft ne Xhenet o shpirti i shpirtit tim. Shkove te vllau yt Enveri qe te deshti me shum se veten”, shkruan ajo.

Pak kohë më parë ajo kishte humbur edhe vëllanë tjetër Enver Idrizin.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 22:00 në parkingun në kryqëzimin e bulevardeve.

Në drejtim të automjetit të 43-vjeçarit janë qitur më shumë se 80 plumba. Në makinë me të ka qenë edhe nipi i tij 22-vjeçar i cili ka marrë 6 plumba dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top