Kronikë

577 kg kanabis, dalin para gjykatës 3 të ndaluarit

U zhvillua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë seanca për masën e sigurisë ndaj tre shtetasve të ndaluar nga Policia e Vlorës, gjatë operacionit antidrogë të koduar “Karaburuni”, ku u sekuestruan 577 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një mjet lundrues gomone.

Për Mandi Begajn, Herman Muçajn dhe Ëngjëllush Mukajn, 3 të dyshuarit si trafikues të lëndës narkotike, u dha masa e arrestit me burg.

Seanca u drejtua nga gjyqtari Arqile Bashaj dhe prokurori Kledjan Llahaj. Tre të ndaluarit kanë deklaruar se kanë arsim 8-vjeçar, ndërsa Mandi Begaj ka qenë më herët i dënuar për armëmbajtje pa leje.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top