Kronikë

50 kg tritol biznesit/ Të veshur me rroba ushtarake, tre persona lidhën rojën e firmës

Historia e dhunimit të biznesmenit libanez Faad Mitri pak vite më parë është rikthyer sërish në Durrës, por kësaj here në një formë tjetër, ku biznesit të  një investitori gjerman me administrator një përfaqësues nga Bullgaria iu vendos lëndë plasëse.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e së hënës në lagjen Nr. 14 të qytetit bregdetar, por fatmirësisht lënda plasëse nuk arriti të shpërthente. Në të dy rastet kemi të bëjmë me presion të pastër që iu bëhet investitorëve të huaj që kanë vendosur të ngrenë biznese në Shqipëri.

Policia dhe Prokuroria e Durrësit po vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorëve, të cilët dyshohet të kenë qenë tre persona dhe zbardhjen e plotë të këtij sul- mi me lëndë plasëse.

Kur kanë kaluar 48 orë nga kjo ngjarje, grupi hetimit ka mbetur vetëm në kuadrin e dyshimeve pasi nuk ka asnjë provë konkrete për të zbardhur motivin e këtij  sulmi apo identifikimin e autorëve apo porositësit.

Fabrika e çimentos ruhet me roje dhe survejohet nga  kamera sigurie gjatë gjithë kohës, por kjo nuk i ka penguar autorët të realizonin planin e tyre. Madje, sipas burimeve nga grupi i hetimit, roja është dhunuar dhe më pas është lidhur nga tre autorët, të cilët kanë vendosur një sasi shumë të madhe tritoli në njërën prej kolonave të fabrikës. Sipas dëshmisë së rojës, autorët kanë zbritur nga nja automjet dhe të veshur me rroba  ushtarake. Ata i kanë kërkuar të futeshin brenda pasi duhet të linin një arkë që mban- in në bagazh, por roja ka  kundërshtuar duke u thënë se për t’i lejuar brenda i duhej të vinte në dijeni eprorët e tij.

Në këto momente, ata e kanë neutralizuar dhe njëri prej tyre edhe e ka qëlluar disa herë dhe më pas e lidhën me letër natribani. Tre autorët ende të paidentifikuar kanë shkuar më pas në një kolonë të godinës, duke vendosur disa kallëpe dinamiti, të gjithë  të lidhur me fitila dhe kapsolla, që merrnin rrymë elektrike nga një bateri makine që kishin sjellë me makinë. Por për fat të mirë, lënda plasëse nuk shpërtheu pasi voltazhi i ulët i baterisë ka sjellë dështimin e kësaj ngjarjeje kriminale. Nëse lënda eksplozive do të kishte shpërthyer, pa- sojat do të ishin të mëdha, pasi pranë fabrikës ka edhe banesa private.

Grupi i hetimit që është ngritur për të zbardhur këtë ngjarje ka dyshime se ky ishte një mesazh kërcënues kundrejt investitorit. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, investitorët kanë deklaruar se nuk kanë pasur ndonjë kërcënim më herët duke mbetur të shokuar nga sasia e madhe e lëndës plasëse që u gjet në biznesin e tyre. ‘Mendojmë se është kërcënim i pastër. Nuk dihen arsyet, pasi edhe përfaqësuesit e kësaj fabrike nuk është se na kanë ndihmuar shumë, pasi thonë se nuk kanë informacion. Ishte një sasi e konsiderueshme, disa kg tritol që kishin përdorur autorët, por për fat të  mirë nuk shpërtheu.

Kemi disa imazhe të kamerave të sigurisë jo vetëm të fabrikës por  edhe të bizneseve të tjera, pasi rreth orës 00:03, lëvizjet ishin shumë të pakta dhe kemi pikasur mjetin që ka lëvizur në segmentin pranë fabrikës. Shpresojmë që në ditët në vazhdim të kemi rezultate konkrete në drejtim të identifikimit dhe kapjes së autorëve’, thanë burime nga  grupi hetimit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top