Bota

‘44,000 afganë jashtë Kabulit duhen larguar urgjent, talibanët filluan ekzekutimet në stadiume’

Matt Zeller, një veteran amerikan i luftës afgane, tha se rreth 44,000 afganë që ndihmuan Uashingtonin gjatë konfliktit 20-vjeçar janë jashtë Kabulit dhe kërkojnë evakuim urgjent.

“Kjo është një katastrofë me përmasa epike,” tha ai, duke paralajmëruar se afganët që ndihmuan ushtrinë amerikane tani mund të “ndiqen dhe vriten sistematikisht nga talebanët”

Zeller, i cili bashkëthemeloi “No One Left Behind”, një organizatë bamirëse që ndihmon afganët të vendosen në SHBA, tha se Presidenti Joe Biden duhet të urdhërojë trupat amerikane të sigurojnë aeroportin e Kabulit.

“Ne atëherë duhet të hapim një korridor të sigurt në mënyrë që të fillojmë evakuimin e aleatëve tanë afganë nga Afganistani, jo vetëm nga Kabuli, por nga çdo qytet ku ata banojnë,” tha ai.

“Ka 44,000 njerëz që janë jashtë Kabulit dhe në qytete të tjera. Raportet prej tyre janë të tmerrshme. Ka ekzekutime publike në Kandahar në stadium, “tha Zeller.

“Grave u është thënë se nuk mund të lënë shtëpitë e tyre në Herat dhe talebanët po shkojnë derë më derë në Mazar-i-Sharif duke kërkuar këdo që ka punuar me ushtrinë amerikane. Ky është një raport që po dëgjojmë në qytete të tjera, përfshirë në Kabul. “

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top