Një 23-vjeçar nga Prishtina, i cili ishte shpallur më parë në kërkim pasi ishte dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Durrësit për veprën penale “Mashtrimi”, është arrestuar në doganën e Morinës.

Policia e Kukësit njoftoi se bashkë me të është arrestuar edhe një 22-vjeçar.
Gjatë kontrollit të kryer në makinën me të cilën dy të rinjtë po udhëtonin, në çantën e krahut të 23-vjeçarit u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
